Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rabioti kundërshton kontratën e re

Adrien Rabiot

Mesfushori Adrien Rabiot do të largohet përfundimisht nga Juventusi pas përfundimit të sezonit aktual, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të hënën.

Bëhet e ditur se Rabiot ka refuzuar ofertën e Juventusit për kontratë ne re, pasi ka vendosur të largohet nga Torino në verën e vitit të ardhshëm.

27-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni dhe në verë do të jetë lojtar i lirë.

Francezi këtë edicion ka treguar formë të mirë, duke shënuar katër gola në dhjetë paraqitje në të gjitha garat për Juventusin. Pasi ka refuzuar kontratën e re të Juventusit, interesim për Rabiotin tashmë kanë shfaqur Barcelona, Atletico Madridi e Paris Saint-Germaini. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2019.