Ardhja e Carlo Ancelottit në krye të Evertonit, pritet të sjellë ndryshime të mëdha.
Ish-trajneri i shumë skuadrave të mëdha, po planifikon të përforcohet gjatë janarit në mënyrë që ekipi nga Liverpoolit të renditet sa ma lartë që të jetë e mundur në Premier League.
Pas James Rodriguezit, Ancelotti e dëshiron në skuadër edhe mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot, transmeton KTV.
Raportohet se Evertoni i ka ta gatshme rreth 25 milionë euro për Rabiotin.
Mesfushori francez që ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2023, nuk ka arritur të përshtate te Juventusi dhe mund të largohet gjatë janarit.
Me “Zonjën e Vjetër”, është paraqitur në vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat, ku i ka luajtur në total, 711 minuta.