Adrien Rabiot mund të largohet nga Juventusi. Sipas mediave italiane mesfushori francez nuk është i kënaqur me situatën e tij te klubi italian.
Madje edhe drejtuesit e skaudrës së Juventusit, janë të gatshëm ta shesin mesfushorin pasi nuk ka arritur të përmbush pritshmërit e trajnerit Andrea Pirlo. Për Rabiot, interesim të vazhdueshëm ka shprehur Evertonit.
Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, thuhet se e sheh mesfushorin si përforcim ideal për mesin e fushës. Rabiot ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2023.