Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rabiot në bojkot pas uljes së pagës

Mesfushori francez i Juventusit, Adrian Rabiot, është në bojkot, pasi paga e tij është ulur për tetë milionë euro pas krizës së koronavirusit, shkruan “La Stampa”.

Mesfushori ka mbetur në Francë ku është izoluar gjatë pandemisë që ka pezulluar futbollin italian që nga 9 marsi. Ai ka refuzuar të kthehet në Itali pas një mosmarrëveshje me klubin në lidhje me uljen e pagës.
Rabiot i është bashkuar Juventusit verën e kaluar, por ka luajtur pak ndeshje dhe e ardhmja e tij te klubi torinez është në dyshim.

Raportohet se Rabiot po qëndron në Francë në shenjë proteste pasi klubi i ka ulur pagën për 8 milionë euro, ndërsa po tenton të mbrojë financat gjatë krizës së koronavirusit.

Në mars lojtarët e Juventusit janë pajtuar të heqin dorë nga paga e katër muajve, duke i kursyer klubit një total prej mbi 90 milionë euro.

Juventusi i është kthyer stërvitjeve në kompleksin Continassa, ku lojtarët po ushtrojnë individualisht, por “La Stampa” ka njoftuar se Rabiot mbetet i pakënaqur me marrëveshjen për ulje të pagës dhe po refuzon të kthehet në Torino.

Manchester Unitedi së fundi ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit francez. Juventusi mësohet se po e humbet durimin dhe është duke shqyrtuar ta shesë Rabiotin. Francezi iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë verën e vitit të kaluar, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin. 

Artikuj të ngjashëm