Mesfushori francez i Juventusit, Adrien Rabiot është kthyer në Itali, bëjnë të ditur mediumet italiane, dhe ai do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë para se të rikthehet në stërvitje me klubin.
Rabiot ka tentuar ta shtyjë kthimin në Torino dhe së bashku me Gonzalo Higuainin – që ka marrë leje për të qëndruar me nënën e sëmurë në Argjentinë – ishin të vetmit që nuk u kthyen nga jashtë Italisë.
Ndonëse stërvitjet në grup mund të rifillojnë të hënën, Rabiot vetëm tash e fillon fazën e detyrueshme të karantinës. Ai do të testohet dy herë për koronavirus e po ashtu do t’i testohet gjaku për antitrupa, para se të lejohet të ushtrojë me bashkëlojtaraët. Ai do të mund të kthehet në stërvitje nga 27 maji.
Mirëpo, tensionet me Juventusin mbesin, ve[anërisht pas një postimi të Rabiotit në Instagram.
“Kur e kupton se është dita e jote e fundit e ...grevës!” – ka shkruar mesfushori.
Është raportuar se Rabiot nuk është i kënaqur me uljen e pagës që i është bërë atij. Manchester Unitedi po interesohet për transferimin e tij.