Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rabiot, i pasigurt për të ardhmen

Mesfushori Adrien Rabiot është i pasigurt për të ardhmen e tij. Ai ka thënë se nuk është i sigurt nëse do të jetë pjesë e Juventusit edhe pas përfundimit të sezonit aktual, përcjell “Football-Italia”, të hënën.

Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023, ndërsa më herët është raportuar se klubi tashmë i ka ofruar rinovimin e kontratës.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit, pasi jam i fokusuar ta ndihmoj ekipin në këto momente të vështira. Sezoni është i gjatë dhe ka kohë për të menduar për të ardhmen”, u shpreh Rabiot.

27-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2019 kur iu bashkua si lojtar i lirë, ndërsa këtë edicion ka dy gola në shtatë paraqitje.