Mesfushori francez Adrien Rabiot nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij aktuale te skuadra e Juventusit, ka njoftuar të martën sajti italian "Calciomercato".
Mësohet se Rabiot ka kërkuar largimin nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit për shkak të minutazhës së vogël që ka patur këtë edicion, transmeton Koha Ditore.
24-vjeçari, u transferua me bujë te Juventusi para fillimit të këtij edicioni, por deri më tani ka vetëm 27-të minuta lojë në Serie A.
Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023, por trajneri Maurizio Sarri para tij në mesfushë po e preferon francezin tjetër, Blaise Matuidi.
Artikuj të ngjashëm