Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rabiot afër Juventusit

Juventusi është favorit për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez Adrien Rabiot.

"Gazzetta dello Sport" ka raportuar të hënën se Juventusi është pranë marrëveshjes me 24-vjeçarin, e cila mund të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

Bëhet e ditur se Juventusi i ka ofruar Rabiotit kontratë katërvjeçare me pagë vjetore deri në shtatë milionë euro.

Rabiot në fund të këtij edicioni do të largohet nga PSG-ja, pasi i skadon kontrata.

Ai aktualisht është i suspenduar nga ekipi i parë për shkak të refuzimit të rinovimit të kontratës.

Rabiot këtë edicion ka regjistruar 20 ndeshje për PSG-në në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe asistuar po aq herë.