Selektori i Iranit, Carlos Queiroz ka thënë se lojtarët e tij nuk janë armiq të askujt. Ai ka kërkuar që lojtarët e Iranit të mos politizohen, por t’u japin hapësirë të fokusohen në futboll.
Lojtarët e Iranit nuk kënduan himnin e tyre kombëtar dhe nuk i festuan golat e tyre. Në tribuna, shumë tifozë iranianë u solidarizuan me lëvizjen protestuese që ka tronditur vendin prej muajsh.
Ndeshja hapëse në Kupën e Botës për Iranin, të hënën kundër Anglisë, nuk kishte të bënte vetëm me futbollin, por edhe me betejat politike që kanë kapluar vendin. Dhe për disa gra iraniane, që e kanë të ndaluara të përcjellin ndeshje të futbollit të meshkujve në shtëpi, ishte një shans i çmuar për të parë drejtpërdrejt ekipin iranian në Doha.
“Siç kam thënë edhe dje, mesazhi që u dërgova të gjithëve, lojtarët e Iranit nuk janë armiqtë tanë. Ata nuk janë armiqtë tanë dhe për ata që i bëjnë lojtarët të ndihen sikur armiq të popullit, armiq të shtet, mund t’i përgëzoj sepse kanë bërë një punë të mirë. Por, jam i sigurt se shumica e njerëzve e kanë parasysh se këta lojtarë për shumë vite u sollën atyre gëzim dhe krenari për shtetin. Por, unë përfundimisht dua ta luftoj dhe shkatërroj këtë ide që lojtarët e përfaqësueses janë armiq. Ata nuk janë armiq. Armiq janë ata që po duan ta prishin përqendrimin dhe fokusin tonë”, ka thënë para gazetarëve Queiroz, njofton AP të mërkurën.