Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Quagliarella njofton për pensionimin e detyrueshëm

Legjenda e Serie A, Fabio Quagliarella, ka njoftuar pensionimin e “detyrueshëm” nga futbolli. 40-vjeçari ka shënuar 182 gola në 556 ndeshje në elitën e futbollit italian me Sampdorian, Udinesen, Napolin, Torinon dhe Juventusin. Ai po ashtu luajti për Fiorentinan, Chietin dhe Ascolin.

Në total, Quagliarella ka 235 gola në nivel klubesh, si dhe tetë të tjerë në 29 paraqitje me Italinë.

Kontrata e Quagliarellas me Sampdorian skadoi në qershor të këtij viti dhe tani ka njoftuar për pensionimin nga futbolli aktiv. “Jam i detyruar të ndalem. Jam futbollist i lirë, por forma ime fizike është larg prej të qenit në fushë. Tani kam kohë të kuptoj se çfarë rruge mund të marrë”, ka thënë 40-vjeçari për “Sky Sport Italia”, të dielën.

Quagliarella ka fituar tre tituj në Serie A dhe një Superkupë të Italisë.

Artikuj të ngjashëm