Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se pas bllokimit që Serbia ua bëri boksierëve kosovarë nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit është duke u përpjekur që bashkë me aleatët të heqë barrikadat ilegale që po u bëhen sportistëve kosovarë.
Të shtunën, Serbia nuk lejoi hyrjen në territor të saj të boksierëve nga Kosova. Ata janë kthyer në Prishtinë, ndërsa ndaj vendimit të Serbisë pati reagim edhe nga Federata Ndërkombëtare e Boksit.
“Pasi ekipi jonë i boksit u bllokua ilegalisht nga Serbia në kufirin Kosovë – Serbi, qeveria bashkë me aleatët e saj po punon shumë që të heqë barrikadat ilegale të Serbisë kundër garës fer në kampionatin botëror”, thuhet në reagim të MPJ-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova u drejtohet “rrugëve ligjore” pas diskriminimit të radhës
-
MKRS-ja dënon ndalimin e pjesëmarrjes së boksierëve kosovarë në Botëror, paralajmëron veprime ligjore
-
KOK-u e quan skandaloz ndalimin që po ua bën Serbia boksierëve të Kosovës
-
“Rrezik dhe provokim”, Kosova mbetet jashtë Evropianit në Beograd
-
Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia