Komiteti Olimpik i Kosovës e ka konsideruar skandaloz vendimin e Serbisë që t’ua ndalojë hyrjen në këtë shtet boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit.
Në një reagim në Facebooku, KOK-u ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje emergjente.
“Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje emergjente dhe ekipi i boksit të Kosovës të niset sërish drejt Beogradit për të garuar i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse në botëror. KOK, po ashtu ka kontaktuar me drejtuesit e AIBA-s (Federata Botërore e Boksit), nga të cilët ka marrë premtimin se do të marrin masa të menjëhershme për t’iu mundësuar boksierëve tanë hyrjen në Serbi dhe pjesëmarrjen me të drejta të barabarta, ashtu siç kanë premtuar pas kontakteve të vazhdueshme me Federatën e Boksit të Kosovës, me të cilët drejtuesit e KOK-ut janë po ashtu në kontakt të vazhdueshëm”, thuhet në reagim të KOK-ut.
Të shtunën në mëngjes, boksierëve të Kosovës iu ndalua hyrja në territor të Serbisë. Ata tashmë janë kthyer drejt Prishtinës.
Në Botëror duhet të paraqiten tre boksierë nga Kosova.
-
Kosova u drejtohet “rrugëve ligjore” pas diskriminimit të radhës
-
IOC-ja kërcënon sërish Serbinë për diskriminimin ndaj sportistëve kosovarë
-
KOK-u dërgon ankesë në KON ndaj Serbisë pasi iu mohua boksierëve kosovarë pjesëmarrja në Botëror
-
MKRS-ja dënon ndalimin e pjesëmarrjes së boksierëve kosovarë në Botëror, paralajmëron veprime ligjore
-
IOC-ja fajëson AIBA-n për mbetjen e Kosovës jashtë Botërorit