Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qeni që la tifozin e Newcastlet pa bileta të finales

Tifozi i Newcastlet, Alan Carling, mbeti i dëshpëruar kur u kthye në shtëpi dhe pa se qeni i tij, Rudy, kishte përtypur dy biletat e finales së Kupës EFL.

Newcastle të dielën në “Wembley Stadium” luan kundër Manchester Unitedit në finalen që nis në orën 17:30.

Megjithatë, Carling ishte me fat që arriti që t’i zëvendësonte këto bileta, ndërsa “Sky Sports” ka bërë një intervistë me tifozin anglez, një ditë para ndeshjes që mund të jetë historike për klubin.

“I gjeta biletat për finalen e Kupës së Ligës në tokë, të shqyera, të shkatërruara. Nuk mund ta shikoja qenin në sy”, ka thënë Carling, në një intervistë relaksuese për “Sky Sports”, për ngjarjen e pazakontë.

 

Artikuj të ngjashëm