Sport

Qallaku kthehet te Rahoveci

Pas Altin Morinës edhe Arian Qallaku është kthyer te KB Rahoveci. Skuadra e Rahovecit ka njoftuar të premten se fundori Qallaku do të jetë në dispozicion të trajnerit Bujar Loci qysh nga ndeshja e ardhshme, të cilën “vreshtarët” e luajnë në udhëtim kundër Bashkimit këtë vikend.

Qallaku në fillim të këtij edicioni ishte pjesë e Sigal Prishtinës sikurse Morina dhe në 11 paraqitje në Superligën e Kosovës ka pasur një mesatare prej 15 pikëve për ndeshje. Rahoveci aktualisht është i katërti në tabelë me 30 pikë të mbledhura pas 18 ndeshjeve të luajtura.