Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qaka largohet nga Shkëndija

Mesfushori Kamer Qaka më nuk është pjesë e skuadrës së Shkëndijës nga Tetova. Ekipi që bën gara në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, të hënën ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Qakën. 26-vjeçar iu bashkua Shkëndijës në janar të vitit të shkuar dhe kishte kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Ai në edicionin e parë me fanellën e Shkëndijës, e fitoi titullin e kampionit. Ndërkohë, këtë edicion, Qaka ka regjistruar tetë paraqitje në të gjitha garat me fanellën e ekipit tetovar.

“KF Shkëndija dhe mesfushori Kamer Qaka kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët. Qaka nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e Shkëndijës, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje ndërmjet të dyja palëve. Rikujtojmë që Kamer Qaka skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar vitit 2021, dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut. KF Shkëndija e falënderon Kamer Qakën për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës.

Artikuj të ngjashëm