Mesfushori kosovar, Kamer Qaka është rikthyer të luaj për Shkëndijën e Tetovës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi tetovar të enjten.
Qaka 27-vjeçar ka qenë për një vit pjesë e skuadrës hungareze, Mezokovesd. Reprezentuesi i Shqipërisë me klubin nga Tetova ka firmosur kontratë dyvjeçare.
“Për mua është kënaqësi që kthehem te një klub ku kam luajtur më parë, por sinqerisht Shkëndija, Tetova dhe “Ballistët” më kanë lënë shumë përshtypje pozitive dhe këtë vendim e marr me shumë dëshirë. Në vitin 2021 fituam titullin kampion me Shkëndijën dhe unë vij sërish këtu për të triumfuar. E njoh klubin, ambiciet dhe gjithçka që rrethon Shkëndijën dhe vij me shumë entuziazëm për të bërë sa më mirë”, deklaroi Qaka.
Qaka me Shkëndijën fitoi titullin e kampionit në edicionin 2020/2021.