Mesfushori Ferhan Hasani nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës. 32-vjeçari të mërkurën ka ndërprerë bashkëpunimin me ekipin nga Tetova.
Në njoftimin e Shkëndijës, thuhet se ishte Hasani, ai që ka kërkuar shkëputjen e kontratës para kohe pasi ka vlerësuar se është koha për t’ua liruar hapësirën gjeneratave të reja. Ai kishte kontratë me Shkëndijën deri në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa e ka shkëputur atë pa asnjë kompensim.
Hasani mbetet njëri prej futbollistëve më të trofeshëm në historinë e Shkëndijës, me pesë sosh. Ai ka luajtur në tri periudha të ndryshme për këtë skuadër, ndërsa ka fituar dy tituj kampioni, dy kupa dhe një Superkupë të Maqedonisë së Veriut.