Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pukki mbetet te Norwichi

Sulmuesi finlandez, Teemu Pukki, do të jetë pjesë e Norwich Cityt edhe për sezonin e ardhshëm. “Daily Mail” ka raportuar se Pukki ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit anglez për ta rinovuar kontratën që i skadon në verë.

Thuhet se Pukki është pajtuar të mbetet te Norwichi edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa gjithçka pritet të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. 32-vjeçari është pjesë e Norwichit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Brondby, ndërsa këtë sezon është njëri prej lojtarëve kyç në skuadër.

Pukki ka shënuar dhjetë gola në 31 ndeshje të luajtura këtë edicion në Premier League.

Artikuj të ngjashëm