Muharrem Sahiti, përzgjedhësi aktual i përfaqësueses së Kosovës, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren ndaj Letonisë.
Miqësorja Kosovë – Letoni zhvillohet më 13 nëntor, ndërsa për herë të parë në këtë listë janë ftuar edhe mesfushori i Skënderbeut Suad Sahiti dhe mbrojtësi Armend Thaqi.
Kjo është lista e lojtarëve të ftuar:
Portierë:
Samir Ujkani, Bledar Hajdini, Faton Maloku
Edhe
Formacioni i Kosovës për miqësoren ndaj Letonisë
Mbrojtës:
Amir Rrahmani, Bajram Jashanica, Mërgim Vojvoda, Ardin Dallku, Fidal Aliti, Lirim Krasniqi, Armend Thaqi
Mesfushorë:
Hekuran Kryeziu, Besar Musolli, Bernard Berisha, Besar Halimi, Valon Berisha, Milot Rashica, Suad Sahiti
Edhe
Kosova për fitore ndaj Letonisë
Sulmues:
Elbasan Rashani, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.