Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova publikon listën, rikthehen Berisha, Zhegrova e Idrizi

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, slloveni Primozh Gliha, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor. Kosova do të luajë kundër Jordanisë në miqësoren e 10-të nëntorit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ciklin kualifikues të Botërorit e mbyll kundër Greqisë më 14 nëntor në Athinë.

Në listën e 24 futbollistëve të ftuar janë rikthyer tre futbollistë. Valon Berisha i Reimsit, Edon Zhegrova i Baselit dhe Blendi Idrizi i Schalkes munguan në grumbullimet e kaluara shkaku i lëndimeve. Pjesa tjetër e skuadrës është kryesisht e njëjta, pa ndryshime, në mungesë të Ibrahim Dresheviqit.

Kosova në Grupin B kualifikues për Botërorin e Katarit në vitin tjetër pozicionohet në vendin e fundit me katër pikë, aq sa ka edhe Gjeorgjia në vendin e katërt.

Stërvitja e parë e skuadrës për ndeshjet e nëntorit do të mbahet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Image