Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Publikohet formacioni i Gjilanit

Është publikuar formacioni i Gjilanit për ndeshjen kundër Lijepajas së Letonisë. Trajneri Zekirija Ramadani do të paraqitet me formacionin 4-2-3-1.

Ndeshja në mes të Gjilanit dhe Lijepajas nis në ora 20:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri: në Prishtinë. Është ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në portë trajneri Ramadani ka angazhuar Enea Koliqin. Në qendër të mbrojtjes do të paraqiten Besart Krivanjeva dhe Arbër Prekazi. Në krahun e djathtë të mbrojtjes do të paraqitet Fabjan Beqaj, ndërsa në krahun e majtë Yll Hoxha.

Në qendër të mesfushës do të paraqiten kapiteni Albert Dabiqaj dhe Keita Razan, derisa më të avancuar janë Elton Cale në qendër dhe në dy krahët Baton Zabërgja e Shend Kelmendi. Në qendër të sulmit është Blerim Krasniqi.