Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-së nuk i mjaftojnë dy golat e Mbappes

Kylian Mbappe ka shkuar në kuotën e 35 golave të shënuar e 23 asistimeve në edicionin e sivjetmë në të gjitha garat me skuadrën e Paris Saint-Germainit.

Por, PSG-ja të premten mbrëma nuk arriti të fitojë në udhëtim te Strasbourgu. Ndeshja e xhiros së 35-të të Ligue 1 të Francës përfundoi me rezultatin 3:3.

Kevin Gameiro ia dha avantazhin Strasbourgut në minutën e tretë të ndeshjes.

Por, PSG-ja që titullin e 10-të në Francë e fitoi xhiron e kaluar, barazoi shifrat me Mbappen në minutën e 23-të të ndeshjes.

Mbappe asistoi në minutën e 64-t në golin që e shënoi mbrojtësi Achraf Hakimi, ndërsa golin e dytë personal e realizoi katër minuta më vonë.

Autogoli i Marco Verrattit e ngushtoi epërsinë në 3:2 në minutën e 75-të, kurse golin e barazimit 3:3, e shënoi Anthony Caci, në minutën e dytë të kohës shtesë.

Paris Saint-Germaini në vendin e parë si kampion ka 79 pikë në 35 ndeshje. Strasbourgu në vendin e pestë ka 57 pikë, dy më pak se vendi i tretë, Rennesi, që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikuj të ngjashëm