Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG ofron 30 milionë euro për Donnarumman

Paris Saint-Germaini raportohet se do të ofrojë 30 milionë euro për shërbimet e portierit të Milanit Gianluigi Donnarumma.

18-vjeçari refuzoi kontratë të re javë më parë, por më pas ka dhënë sinjale se do të ndërrojë mendje.

Ai mbetet si futbollist i lirë në fund të sezonit të ri dhe Milani mund të detyrohet ta shesë sivjet në mënyrë që të përfitojë nga shërbimet e tij.

Tani “Premium Sport” dhe “La Parisien” po raportojnë se PSG është gati të ofrojë 30 milionë euro për shërbimet e tij.