Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja zyrtarizon Diallon

Foto: Getty Images

Paris Saint-Germain ka transferuar mbrojtësin Abdou Diallo nga Borussia Dortmundi. Francezi ka firmosur kontratë pesëvjeçare me skuadrën kampione të Francës, ndërsa është prezantuar të martën.

Nuk janë bërë të ditura detajet e transferimit, mirëpo është raportuar se Parisi ka paguar 32 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

“Është nder i madh të jem i përfshirë me një klub kaq prestigjioz si PSG-ja. Unë gjithmonë kam thënë se projekti parisien është shumë atraktiv”, ka thënë 23-vjeçari, përcjell faqja zyrtare e klubit.

“Kam bërë një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën time. Jam i vendosur të jap maksimumin për klubin e ri”, shtoi ai.

Diallo i ishte bashkuar Dortmundit verën e kaluar nga Mainzi për 28 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm