Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Diallo pranë PSG-së

Foto: Getty Images

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Abdou Diallo është pranë transferimit te Paris Saint-Germain për 32 milionë euro, bëri të ditur “L’Equipe” të dielën.

Diallo 23-vjeçar ka luajtur 38 ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat stinorin e kaluar dhe po pritet t'i bashkohet kampionit të Francës brenda pak ditëve.

Diallo më herët ka treguar admirimin e tij për PSG-në. “Një lojtar i ri në Evropë që të thotë se projekti i PSG-së nuk është interesant, nuk është kredibil”, ka deklaruar Diallo për “L’Equipe”, transmeton “Koha Ditore”.

Diallo te Dortmundi u transferua verën e kaluar nga Mainzi për 28 milionë euro, ndërsa ka kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2023.