Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja vazhdon bisedimet me Barcelonën për Dembelen

Paris Saint-Germaini po vazhdon negociatat me Barcelonën për Ousmane Dembelen.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtori sportiv, Leonardo, ka pasur bisedime me drejtuesit e klubit spanjoll por deri më tani nuk kanë arritur marrëveshje.

Krerët e klubit parisien në ditët në vazhdim do të tentojnë të gjejnë marrëveshjen për Dembelen.

Francezi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe do të shitet nga Barcelona, me shumë mundësi gjatë janarit.