Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja transferon Berchichen e Sociedadit

Paris Saint-Germain ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Yuri Berchiche.

Klubi francez ka paguar 13 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili regjistroi 77 paraqitje me Real Sociedadin.

Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin francez.