Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja synon transferimin e Boatengut

Skuadra e Bayernit ka pranuar se Paris-Saint Germain ka filluar kontaktet me mbrojtësin gjerman Jerome Boateng.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klubit, Karl-Heinz Rummenigge i cili ka treguar se e ardhmja e mbrojtësit të tyre është në dyshim pasi një transferim te parisenët është më se i mundshëm, transmeton KTV.

Mirëpo, klubi francez për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të bavarezëve, duhet të paguajnë rreth 50 milion euro.

7 vite më parë, Boatengu ishte transferuar nga Manchester City te Bayerni për 12 milion euro dhe gjatë këtyre viteve ishte një nga liderët e mbrojtjes së bavarezëve.

 

Artikuj të ngjashëm