Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja synon transferimin e Benzemas

Paris Saint-Germain është duke parë mundësinë e transferimit të sulmuesit francez, Karim Benzema, ka raportuar të martën “El Naciona”.

Kalimi i Benzemas te PSG-ja mund të arrihet pas raportimeve se Kylian Mbappe është pranë transferimit te Real Madridi.

Sulmuesi 34-vjeçar i Francës me Realin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Ai në 22 ndeshje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar tetë herë.

Artikuj të ngjashëm