Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja synon Benzeman

Paris Saint Germaini është në kërkim të një sulmuesi. Mediat spanjolle kanë raportuar të hënën se drejtuesit e klubit francez janë duke e shqyrtuar transferimin e Karim Benzemas.

Ylli francez është duke shkëlqyer këtë sezon te Real Madridi, ku është njëri prej lojtarëve kryesor në ekip.

Kontrata e sulmuesit 33-vjeçar skadon në vitin 2023.

Krerët e PSG-së, do të tentojnë ta bindin lojtarin të transferohet në Paris në fund të këtij sezoni.

Te klubi spanjoll janë duke përgatitur ofertën e re për vazhdimin e kontratës.

Benzema në të gjitha garat ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar tetë herë.