Paris Saint-Germain, ka siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll Pablo Sarabia.
Mediumet spanjolle kanë njoftuar të martën se PSG-ja, tashmë ka arritur marrëveshje me Sevillan.
Mësohet se për kartonin e Sarabias, ekipi francez do të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim.
27-vjeçari, me ekipin e ri do të firmosë kontratë katërvjeçare dhe pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.
Sarabia në edicionin e fundit ishte ndër lojtarët më të dalluar te Sevilla, duke shënuar 23 gola dhe asistuar 17 herë në 52 ndeshje në të gjitha garat.
Sarabia me Sevillan kishte kontratë deri vitin e ardhshmën kurse karrierë ka bërë edhe te Getafe. Interesim për të, patën treguar edhe Roma e Tottenhami.