Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja rivalizon Barçën dhe Unitedin për Kessien

PSG-ja është e gatshme të hyjë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie, shkruan “El Nacional”.

Klubi francez do ta rivalizojë Barcelonën dhe Manchester Unitedin, që po ashtu kanë shfaqur interesim për Kessien.

24-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, andaj gara mes klubeve për të siguruar shërbimet e tij është e madhe. Deri me tani, ai nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me Milanin.

Artikuj të ngjashëm