Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja refuzon të gjitha ofertat për Marquinhos

Paris Saint-Germaini nuk e ka ndërmend ta shesë qendërmbrojtësin Marquinhos.

Braziliani është kërkuar me ngulm nga Chelsea, por klubi francez ka refuzuar të gjitha ofertat e ekipit nga Londra.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit së shpejti do të nisin bisedimet me qendërmbrojtësin për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale 27-vjeçarit me parisienët i skadon në vitin 2024.

PSG-ja do t’i ofrojë atij kontratë trevjeçare me rritje të dukshëm të pagës.