Fushata e blerjeve të Paris Saint-Germainit në muajt e kësaj vere ishte pak të thuash faraonike. Në fakt ardhja e Neymarit dhe Mbappes, të cilët të dy së bashku kushtuan rreth 400 milionë euro e shndërruan klubin parisien një prej klubeve më të mirë të Evropës.
Tani me rastin e shfaqjes në ekranet e kinemasë të filmit ‘Justice League’, yjet e skuadrës transalpine shndërrohen në “superheronj”, duke e promovuar atë, transmeton tch.
Kështu braziliani Neymar në videon promocionale të publikuar nga Paris Saint-Germaini vihet në rolin e Batmanit, Mbappe për shkak të shpejtësisë së tij është në rolin e Flashit, Cavani është Aquaman, ndërsa Verratti shndërrohet në Cyborg.