Paris Saint-Germaini po e monitoron situatën e sulmuesit Raheem Sterling te skuadra e Manchester Cityt. Te PSG-ja, Sterling po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin duke pasur parasysh se anglezi ende nuk i ka nisur negociatat me Cityn për rinovimin e kontratës, si dhe e ka humbur vendin e titullarit këtë sezon.
Sterling 27-vjeçar më herët ka folur për synimet e tij që të luajë jashtë Anglisë dhe ekipi francez është i gatshëm t’ia ofrojë një mundësi të tillë. Sterling këtë sezon ka shënuar nëntë gola në 25 paraqitje për Cityn, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Krahas PSG-së, interesim për shërbimet e reprezentuesit të Anglisë kanë shfaqur edhe Barcelona e Real Madridi.