Cher Ndour është larguar nga Benfica për t’u prezantuar të mërkurën te skuadra e Paris Saint-Germainit. Mesfushori 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 27.
“Jam shumë i prekur. Është një përzierje emocionesh, por mbi të gjitha i lumtur, sepse PSG-ja është një nga klubet më të mira në botë me shumë kampionë dhe për mua është një nder të jem pjesë ë kësaj familje të re”, ka thënë futbollisti i Përfaqësueses U20 të Italisë.
Ai është zhvilluar te skuadra e Benficas, por në fillimet e tij ka qenë pjesë e akademisë së klubit italian, Atalanta.
Artikuj të ngjashëm