Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele me numrin e Neymarit te PSG-ja

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele e ka ndërruar numrin në fanellë te skuadra e Paris Saint-Germainit. Francezi ka marrë fanellën me numrin dhjetë, ka njoftuar PSG-ja të premten.

Ai ka zgjedhur këtë numër, i cili është liruar pas transferimit të Neymarit në Arabinë Saudite, te skuadra Al-Hilal.

Dembele javën e shkuar iu bashkua Parisit nga Barcelona dhe zgjodhi fanellën me numrin 23, por pas largimit të Neymarit, atij iu dha mundësia për ta ndërruar numrin.

Për transferimin e Dembeles, Parisi i pagoi Barcelonës 60 milionë euro.

Ai ka firmosur kontratë me ekipin francez deri në vitin 2028 dhe pritet të debutoj të shtunën në ndeshjen në udhëtim kundër Toulouset në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit të Francës.