Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja ofron një lojtar dhe para për Skriniarin

Paris Saint-Germaini nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar.

“Calciomercato” ka bërë të ditur të martën se drejtuesit e klubit francez kanë përgatitur ofertën e dytë për qendërmbrojtësin.

Parisienët do të ofrojnë shërbimet e Thilo Kehrer dhe një shumë të konsiderueshme parash për të bindur drejtuesit e Interit ta lirojnë Skriniarin.

Skuadra italiane ka refuzuar ofertën e parë të PSG-së prej 60 milionë eurosh.