Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja, një pikë larg titullit të 10-të në ligë

Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germaini synojnë ta fitojnë elitën e futbollit francez këtë javë. PSG-së këtë vikend i duhet vetëm edhe një pikë në shtëpi nga Lensi. PSG – Lens luhet të shtunën në orën 21:00 dhe i takon xhiros së 34-të.

Megjithatë, prapa parisienëve, gara për vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve po bëhet shumë interesante.

Skuadra që drejtohet nga Mauricio Pochettino, PSG-ja e kreu punën e Kampionatit shumë herët. Ishte nëntë pikë larg në fund të shtatorit, ndërsa tani ka 15 pikë më shumë se Marseille i vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të Kampionatit.

PSG-ja mundi të shpallej kampion për herën e 10-të, që do ta barazonte këtë rekord të mërkurën, kur Mbappe shënoi në fitoren 3:0 ndaj Angersit.

Por, Marseille e mposhti Nantesin 3:2 në të njëjtën kohë dhe festa mund të bëhet në vikend, para tifozëve të vet, pasi luan në “Parkun e Princave”, stadiumin ku i ka fituar të gjitha ndeshjet, përveç barazimit pa gola me Nicen në muajin dhjetor.

Marseille në vendin e dytë, pozitë që dërgon direkt në fazën e grupeve në “Champions”, ka gjashtë pikë më shumë se tri vendet e tjera përcjellëse.

Edhe PSG-ja e vendosur ta fitojë titullin Sport 3 v. më parë PSG-ja e vendosur ta fitojë titullin

Pas Rennesit, Strasbourgut dhe Monacos me pikë të njëjta, nga 56 gjithsej, Nice ka 54 pikë, ndërsa Lensi i vendit të shtatë ka një pikë më pak.

Vendi i tretë në Francë dërgon në kualifikime të Ligës së Kampionëve, i katërti shkon në Ligën e Evropës, ndërsa vendi i pestë luan në Ligën e Konferencës në sezonin tjetër.