Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja nis me Neymarin ndryshimet në ekip

E ardhmja e Neymarit te Paris Saint-Germaini duket të jetë e pasigurt. “Mundo Deportivo” ka raportuar se drejtuesit e PSG-së, janë të vendosur për ta shitur Neymarin në fund të këtij sezoni. Te PSG-ja nuk kanë besim në Neymarin, të cilin e transferuan në vitin 2017 nga Barcelona.

Kështu që klubi parisien po mendon ta shesë brazilianin për t’i bërë disa ndryshime në ekip për sezonin e ri.

Thuhet se PSG-ja po e sheh Erling Haalandin si pasardhës te Neymarit, i cili ka kontratë deri në vitin 2025 me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër. 30-vjeçari këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime në 22 paraqitje.