Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja do ta shesë Neymarin

Sulmuesi i Brazilit, Neymar, pritet të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit gjatë kësaj vere, ka raportuar “L’Equipe” të mërkurën. Në fakt, te Parisi kanë vendosur ta nxjerrin Neymarin në shitje dhe do të shqyrtojnë të gjitha ofertat për të.

Edhe pse Neymar nuk dëshiron të largohet nga ekipi, te Parisi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit brazilin, i cili sezonin e mbylli me 13 gola e tetë asistime në të gjitha garat.

30-vjeçari është pjesë e PSG-së prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.