Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja në garë për Mudrykun

Paris Saint-Germaini është futur në garë për sulmuesin e krahut, Mykhaylo Mudryk ka raportuar “L’Equipe” të enjten.

Bëhet e ditur se Parisi po bën gati ofertën për ta bindur Shakhtarin në lirimin e 21-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.

Për Mudrykyn, ekipi francez është i gatshëm të shpenzojë 40 milionë euro. Reprezentuesi i Ukrainës te Parisi po shihet si zëvendësim i duhur për francezin Kylian Mbappe, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga klubi.

Mudryk ka kontratë me Shakhtarin deri në fund të vitit 2026, ndërsa këtë edicion në tetë paraqitje ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime.