Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja në garë për Ghoulamin

Paris Saint-Germain i është bashkuar Manchester Unitedit dhe Liverpoolit në garë për transferimin e mbrojtësit të majtë të Napolit, Faouzi Ghoulam, raporton “France Football” të dielën.

Reprezentuesi i Algjerisë, Ghoulam, ka munguar që nga nëntori pas dy lëndimeve serioze të gjurit, por është kthyer në stërvitje këtë javë.

Ghoulam në kontratën e tij me Napolin ka klauzolën për lirim në vlerë 35 milionë euro dhe ka disa klube që po interesohen të aktivizojnë klauzolën apo të nisin negociatat me Napolin, transmeton “Koha Ditore”. Parisi është një nga skuadrat e interesuara.

Parisi ka marrëdhënie të mira me Napolin pasi në të kaluarën nga kjo skuadër ka transferuar Ezequiel Lavezzin dhe Edinson Cavanin.

Manchester Unitedi ndërkohë është shprehur i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për të aktivizuar klauzolën për lirim të Ghoulamit.

Artikuj të ngjashëm