Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja në garë për Adeyemin

Pas Liverpoolit, Chelseat e Bayernit, edhe skuadra e Paris Saint-Germainit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Karim Adeyemi.

19-vjeçari po shkëlqen me skuadrën e Salzburgut dhe drejtuesit e klubit nga Austria, kanë pranuar se Adeyemi do të largohet në fund të këtij sezoni pas ofertave të shumta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

PSG-ja po synon ta mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera duke ofruar 30 milionë euro për Adeyemin, të cilin e sheh si zëvendësim për Kylian Mbappen që ende nuk e ka rinovuar kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Adeyemi ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2024 kurse këtë edicion ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje në të gjitha garat.