Te skuadra e Paris Saint-Germainit edhe zyrtarisht nuk po e refuzojnë mundësinë që t’ia shkëpusin kontratën Sergio Ramosit. Bëhet e ditur se te PSG-ja, janë të shqetësuar me situatën e Ramosit, i cili ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin francez për shkak të lëndimit. Kështu që, drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta lënë të lirë Ramosin duke ia shkëputur kontratën.
Ramos ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2023. Ai te PSG-ja u transferua para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Real Madridin. Ramos nuk e ka regjistruar asnjë ndeshje prej datës 5 maj kur u paraqit në ndeshjen gjysmëfinale të Championsit ndërmjet Realit dhe Chelseat.
35-vjeçari ka pagë vjetore prej 15 milionë eurosh te PSG-ja dhe në klub nuk po duan ta mbajnë një lojtar që është i lënduar dhe nuk dihet se kur do të kthehet në fushë për të luajtur.