Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja, me ofertë të majme për Ramosin

Paris Sanit-Germaini është i vendosur për ta transferuar qendërmbrojtësin Sergio Ramos pas përfundimit të sezonit aktual.

Madje, mediumet franceze kanë njoftuar të enjten se drejtuesit e Parisit tashmë kanë nisur negociatat me Ramosin, i cili në verë do të mbetet lojtar i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Real Madridin.

Mësohet se PSG-ja, i ka paraqitur Ramosit një ofertë të majme, të cilën pritet ta pranoj. Ramosit i është ofruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër kurse paga e tij vjetore do të jetë dhjetë milionë euro.

Ramos 35-vjeçar këtë sezon ka pasur telashe me lëndime dhe ka regjistruar vetëm 21 ndeshje në të gjitha garat për Realin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2005 nga Sevilla.

Artikuj të ngjashëm