Paul Pogba nuk është duke kaluar momente të mira te Manchester United.
Mesfushori francez ka pasur edhe probleme me trajnerin Jose Mourinho duke bërë që ta mendojë largimin nga “Old Trafford”.
Këtë gjë po mundohet ta shfrytëzojë në maksimum kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germaini, që po tenton transferimin e Pogbas, transmeton KTV.
Sipas “The Sun”, PSG-ja po planifikon që të dërgojë në janar një ofertë prej 120 milionë eurosh për transferimin e francez.
Transferimi i Pogbas te PSG-ja nuk do të jetë i lehtë, pasi për mesfushorin francez interesim ka shprehur edhe Barcelona.
Artikuj të ngjashëm