Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja me ofertë për Scamaccan dhe Skriniarin

Paris Saint-Germain po synon të përforcojë ekipin për edicionin e ri.

Sipas “La Repubblica”, drejtuesit e klubit francez janë në kërkim të dy futbollistëve, Gianluca Scamacca dhe Milan Skriniar.

Kampioni francez ka nisur bisedimet me Sassuolon për Scamaccan. Klubi francez ka ofruar 25 milionë euro dhe 15 të tjera në formë bonusesh.

Përveç Scamaccas, drejtuesit e PSG-së do të tentojnë ta transferojnë edhe mbrojtësin e Interit, Milan Skrinarin.

Për mbrojtësin e Interit parisienët janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro.