Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja largon Mbappen, e merr Ronaldon

PSG-ja mund ta zëvendësojë Kylian Mbappen me Cristiano Ronaldon nëse sulmuesi francez kalon te Real Madridi, shkruan “Tuttosport”.

Kontrata e Mbappes skadon në qershor të vitit 2022 dhe nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës.

Mediumi italian “Tuttosport” ka shkruar të shtunën se Ronaldo e ka të njëjtën situatë. Edhe portugezi e ka edhe një vit në kontratë me “Zonjën e Vjetër”, ndërsa “bardhezinjtë” mund ta shesin atë për 29 milionë euro.

Ronaldo në 36 ndeshje të zhvilluara këtë edicion ka shënuar 32 gola e 4 asistime. Po aq gola i ka edhe Mbappe në 38 ndeshje, ndërsa ka kontribuuar edhe me nëntë asistime.

Artikuj të ngjashëm