Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kthen sytë kah Koulibaly pas lëndimit të Ramosit

Lëndimi i qendërmbrojtësit Sergio Ramos ka detyruar Paris Saint-Germainin ta kthejë interesimin për Kalidou Koulibalyn, përcjellë “Gazzetta dello Sport” të premten.

Ramos iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë nga Real Madridi këtë verë, por shkaku i lëndimit nuk do të jetë në gjendje të debutojë me ekipin francez deri në muajin tetor.

Për këtë arsye, PSG-ja ka nisur kontaktet me Napolin për transferimin e senegalezit Koulibaly para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Napoli është i gatshëm ta lë të lirë 30-vjeçarin, nëse merr një ofertë prej 50 milionë eurosh. Koulibaly ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023.